09:26 / 21.08.2023
Ndezet bombola e gazit, përfshihet nga flaka një pjesë e lagjes në Ferizaj
M.P. / RTKlive
Si pasojë e ndezjes së bombolës së gazit në mënyrë të paqëllimshme, është përfshirë nga flaka një pjesë e një lagje në Ferizaj.
Rasti ka ndodhur dje në rrugën “12 Qershori”, teksa viktima i cili ka ndezur bombolën ka pësuar lëndime.
“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se nga pakujdesia ka ndezur bombolën e gazit dhe si pasojë është zgjeruar flaka. Njësitë relevante policore, KEDS-it dhe ekipi i zjarrfikësve kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe kanë shuar zjarrin”, njofton policia.























