Gjendet pa shenja jete 91-vjeçari i zhdukur në Ferizaj
BKT
Foto arkiv/ RTKlive
Kronika

Gjendet pa shenja jete 91-vjeçari i zhdukur në Ferizaj

RTKlive

Policia e Kosovës (PK) njofton se 90-vjeçari I.S., i zhdukur në Ferizaj që po kërkohej nga Policia, është gjetur pa shenja jete në vendin e quajtur “Shpella Burrnikut”.

"Sot, rreth orës 09:30 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se disa qytetarë në bjeshkët e fshatit Burrnik të Ferizajt, tek vendi i quajtur "Shpella Burrnikut" kanë gjetur trupin e pajetë të personit Ilaz Sejdiut, i moshës 91 vjeçar, i cili ishte zhdukur që nga data 17.08.2023 dhe ishte shpallur në kërkim", njofton Policia.

Ekipe të policisë, krimteknikët dhe hetuesit rajonal janë në vendin ku është gjetur trupi i tij, ndërsa janë njoftuar Instituti i Mjekësisë Ligjore dhe prokurori kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, për veprime tjera hetimore.

"Policia rajonale e Ferizajt falenderon të afërmit e tij,  banorët e zonës, "Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim", vullnetarët nga  "Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës", pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, pjesëtarët e Brigadës së Zjarrëfikësve të Ferizajt, zyrtarë të Drejtorisë së Emergjencave të komunës së Ferizajt dhe pjesëtarët e policisë që ndihmuan në gjetjen e personit të zhdukur. Për informata tjera do të njoftoheni me kohë", thuhet në komunikatën e Policisë.


MË SHUME NGA Kronika