Shkrep armën në drejtim të vëllaut, arrestohet i dyshuari në Mitrovicë
BKT
Kronika

Shkrep armën në drejtim të vëllaut, arrestohet i dyshuari në Mitrovicë

M.P. / RTKlive

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të armëmbajtjes pa leje, ku i dyshuari ka shkrepur armën drejtuar vëllaut të tij. Rasti ka ndodhur dje në mesditë në rrugën “Mehmet Aqif Aksoy” në Mitrovicë.

I dyshuari është arrestuar, teksa viktima ka mbetur me lëndime trupore.

“Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe më pas është liruar për shërim shtëpiak. Arma pistoletë e kal. 6 mm që dyshohet se është përdorur në këtë rast është sekuestruar", ka njoftuar policia.


MË SHUME NGA Kronika