Arrestohet Aziz Gashi, i dyshuar për vrasjen e djeshme në Prizren
BKT
Kronika

Arrestohet Aziz Gashi, i dyshuar për vrasjen e djeshme në Prizren

M.P. / RTKlive

Është arrestuar Aziz Gashi, i dyshuar për vrasjen e djeshme në lagjen “Arbana” në Prizren, i cili nga automjeti në lëvizje kishte shtënë me armë ndaj viktimës B.M.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë rajonale të Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili tha se i dyshuari u arrestuar në Tërpezë të Malishevës. Ndërkaq arma të cilën e ka përdorur mbrëmë është gjetur në një objekt tjetër.

“Gjatë ditës është bastisur së paku një objekt, aty nuk është gjetë i dyshuari, por arma e tij që dyshohet se është përdorë. Në mbrëmje është arritë të lokalizohet i dyshuari, në fshatin Tërpezë të Malishevës”, tha Bytyqi.

Sipas policisë, vrasja kishte ndodhur pas një mosmarrëveshje që kishte i dyshuari me viktimën

“Dyshohet se i dyshuari mashkull kosovar pas një mosmarrëveshje që kishte pasur me viktimën mashkull kosovar, ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tij. Si pasojë e plagëve të marra viktima ka ndërruar jetë”, njofton Policia në raportin e saj ditor.


MË SHUME NGA Kronika