21:22 / 04.09.2023
Digjet një veturë në lëvizje, s`ka të lënduar
M.P. / RTKlive
Një veturë ka marrë flakë në lagjen “Dardania” në Prizren të hënën në mbrëmje.Vetura e tipit BMW-X6 është përfshirë nga zjarri teksa ka qenë në lëvizje. Lajmin për RTKlive e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë rajonale të Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
“Në 19:10 është raportuar për një rast të zjarrit, ku një automjet BMW-X6, duke qenë në lëvizje e ka kapluar zjarri. Zjarrfikësit dhe policia kanë dalë në vend të ngjarjes. Vetura është djegur pjesërisht, ndërkaq të lënduar nuk ka”, ka thënë Bytyqi.























