Sveçla: Policia jonë ka shënuar suksese të shumta
BKT
Foto arkiv/ RTKlive
Kosovë

Sveçla: Policia jonë ka shënuar suksese të shumta

A.B/RTKlive

Sot bëhen 24 vjet nga themelimi i Policisë së Kosovës.

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se Policia jonë mes sfidash të ndryshme, por me profesionalizëm e përkushtim ka shënuar suksese të shumta.

“Me 6 shtator 1999, pak muaj pas përfundimit të luftës në Kosovë, filloi gjenerata e parë e kadetëve të Policisë së Kosovës. 24 vite më vonë, me 58 gjenerata deri më tash, Policia jonë mes sfidash të ndryshme por me profesionalizëm e përkushtim ka shënuar suksese të shumta.  jam mirënjohës e falënderues secilit e secilës, që në uniformën e Policisë sonë ju ka shërbyer qytetarëve tanë e Republikës sonë në çdo cep të saj. Urime të gjithëve 24 vjetori i themelimit të Policisë së Kosovës!”, ka shkruar ai në ‘Facebook’.


MË SHUME NGA Kosovë