22 aktakuza të ngritura gjatë 24 orëve
V.Th. RTKlive
Prokurori i Shtetit njofton se, gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë Themelore janë ngritur gjithsej 22 aktakuza, kundër 25 personave për vepra të ndryshme penale.
Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit gjatë 24 orëve të fundit janë ndaluar 12 persona të dyshuar se kanë kryer vepra penale dhe janë parashtruar tri kërkesa për caktimin e masës se paraburgimit ndaj tre personave.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy persona dhe ka ngritur nëntë aktakuza kundër dhjetë personave, për vepra të ndryshme penale.
Kurse Prokuroria Themelore në Prizren, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, tre persona të dyshuar, si dhe pranë gjykatës kompetente ka parashtruar një kërkesë për caktim të paraburgimit ndaj një personi.
E Prokuroria Themelore në Pejë, ka ndaluar tre persona të dyshuar për kryerje të veprave penale dhe ka paraqitur një kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit.
Prokuroria Themelore në Gjilan,dhe Prokuroria Themelore në Mitrovicë kanë ngritur nga pesë aktakuza kundër 12 personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar tre persona në kohëzgjatje prej 48 orësh për kryerjen e veprave penale të ndryshme.
Ndërsa Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit ka paraqitur një kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit ndaj një personi dhe ka ngritur tre aktakuza kundër tre personave, për vepra të ndryshme penale.























