Ilazi: Më 7 shtator u dëshmua vullneti për liri e pavarësi
F.S/RTKlive
33 vjet janë bërë sot nga që nga shpallja e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, e miratuar në Kaçanik më 7 shtator 1990. Kjo Kushtetutë ka fuqizuar ligjërisht Deklaratën e Pavarësisë së 2 korrikut,
Kreu u Komunës së Kaçanikut, Besim Ilazi tha se në këtë ditë u dëshmua guximi, dija dhe vullneti për liri e pavarësi.
“Në Kaçanikun e historisë së lavdisë kombëtare, 7 Shtator 1990, ishin mbledhur burrat, gratë dhe vajzat e Kuvendit të Kosovës për të shprehur vullnetin politik të popullit tonë, me shpalljen e Kushtetutës së Kosovës, e njohur si Kushtetuta e Kaçanikut. Një ngjarje e madhe dhe e guximshme e kohës, u shënua në Kaçanik, nën kryesimin e kaçanikasit Iljaz Ramajli- Nënkryetar i Kuvendit të asaj kohe. espekt dhe përkulje për të gjithë pjesëmarrësit, për ata patriot të jashtëzakonshëm dhe të gjithë qytetarët e komunës sonë, që kontribuuan në çfarë do forme, veçanërisht ata të cilët patën guximin të presin e shoqërojnë në fshehtësi delegatët e Kuvendit të atëhershëm. Në këtë ditë u dëshmua guximi, dija dhe vullneti për liri e pavarësi”, ka shkruar ai në “Facebook”.























