Arrestohet një person i dyshuar për vepër penale
V.Th. RTKlive
Nё vazhdën e hetimeve tё zhvilluara nga hetuesit e Sektorit Rajonal pёr Hetime DRP Pejё, sot me datё 07.09.2023, nё bazё tё urdhёresёs sё Gjykatёs themelore nё Pejё, ёshtё bёrё bastisja e shtёpisё dhe objekteve pёrcjellёse tё personit tё dyshuar F.S. i lindur me 1992 Kosovar/Shqiptar
I dyshuari ёshtё arrestuar, gjithashtu ёshtё sekuestruar edhe automjeti i tij i cili dyshohet se ёshtё përdorur nё rast.
Personi i dyshuar ёshtё intervistuar nga hetuesit ne prezencë tё avokatit mbrojtës dhe me vendim tё Prokurorit tё shtetit i dyshuari ёshtё ndaluar pёr 48- orё.
Ndryshe me datё 23.07.2023, rreth orёs 04:30, Policia ishte njoftuar se nё rrugën “Jeton Dedushaj” nё Pejё ka ndodhur njё shpërthim.
Njësitet relevante tё Stacionit Policor nё Pejë, menjëherë iu kanë përgjigjur rastit, aty ishte vërejtur se shpërthimi ka ndodhur para derës së shtёpisë sё viktimave dhe si pasojё dy vetura janё dёmtuar, mirëpo pasoja nё njerёz nuk ka pasur.























