Degradoi lumin me ekskavatorë, arrestohet i dyshuari në Deçan
BKT
Foto: Lumbardhi/Ilustrim
Kronika

Degradoi lumin me ekskavatorë, arrestohet i dyshuari në Deçan

M/Sh/RTKlive

Policia e rajonit në Deçan, ka arrestuar të enjten një qytetar, i cili në mënyrë të paligjshme me ekskavatorë e gurthyes po e degradonte shtratin e limit “Lumbardhi i Deçanit”.

“Stacioni Policor nё Deçan, ka siguruar njё informacion se nё fshatin Vranoc i vogël nga persona të pandërgjegjshëm është duke u dëmtuar shtrati i lumit ”Lumbardhi i Deçanit”, i cili përmes veprimtarisë ilegale tё nxjerrjes (eksploatimit) tё zhavorrit nga shtrati i lumit dhe brigjet e tij. Njësitet relevante tё Stacionit Policor nё Deçan, menjëherë i janë përgjigjur rastit, duke identifikuar dhe arrestuar personin e dyshuar”, thuhet në njoftimin e policisë.

Nё koordinim me prokurorin e Shtetit dhe bashkëpunim me Inspektoret adekuat te Ministrisë së Mjedisit dhe KPMM-së të dyshuarit i janë sekuestruar disa mjeteve te rёnda: Tre ekskavatorë dhe dy  gurthyes.


MË SHUME NGA Kronika