Urdhri operativ “Goditja”, 234 të arrestuar e 90 armë të konfiskuara
BKT
Kronika

Urdhri operativ “Goditja”, 234 të arrestuar e 90 armë të konfiskuara

E. Hoti / RTKlive

Urdhri operativ “Goditja” i cili është zhvilluar nga 8 gushti deri më 6 shtator ka përfunduar me 234 të arrestuar.

Sipas Policisë, operacioni është zhvilluar me qëllim të shtimit të masave të sigurisë në pjesët urbane të vendit, në pjesët ku ka prezencë më të madhe të qytetarëve si në lokale hoteliere, bare nate, kafiteri etj.

“Detyrat që parashiheshin të realizoheshin në zbatim të urdhrit në fjalë janë shtimi i patrullimeve policore,  kontrollimi i veturave, lokaleve e personave me qëllim që të gjinden, konfiskohen e procedohen rastet kur ka armëmbajtje pa leje, prishje të rendit e qetësisë publike dhe iniciohen raste tjera penale, përfshirë arrestimin e personave të përfshirë në raste penale”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Gjatë një muaji sipas njoftimit zyrtarët policorë të angazhuar në zbatim të këtij operacioni kanë kryer 14417patrullime në zona urbane, 12511 kontrolle të automjeteve, prej tyre 3274 me radar ose alkool-test si dhe janë kontrolluar 72386 vetura.

Gjithashtu janë kontrolluar 966 lokale, janë arrestuar 234 persona, janë konfiskuar 77 revole, 13 armë të gjata si dhe 2376 fishekë kalibrash të ndryshëm.

Policia ka bërë të ditur se edhe në ditët në vazhdim do të vazhdojë me aktivitete me qëllim të shtimit të masave të sigurisë, inicimin e rasteve kriminale, arrestimin e personave që bien ndesh me ligjet e vendit.

 

 


MË SHUME NGA Kronika