Digjitalizimi i shërbimeve në Gjilan po vjen së shpejti
BKT
Foto: Komuna e Gjilanit / Zyra e kryetarit
Kosovë

Digjitalizimi i shërbimeve në Gjilan po vjen së shpejti

RTKlive

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni ka paralajmëruar se digjitalizimi i shërbimeve po vjen së shpejti.

Ai tha se ky projekt do të bëhet në bashkëpunim me studentët e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike dhe rektorin e Universitetit "Kadri Zeka", Artan Dërmaku.

“Bashkëpunimi i ndërsjellë me Universitetin e Gjilanit, po sjell realizimin e projekteve tona, duke fuqizuar e njëkohësisht përkrahur financiarisht studentët elitë të këtij fakulteti. Zotimet tona po përmbushen”, ka thënë kryetari i Gjilanit. ​


MË SHUME NGA Kosovë