Punësuan 10 punëtorë kundërligjshëm, arrestohet dy zyrtarë të QPS-së
M.Sh/RTKlive
Me vendim të Prokurorisë Themelore të Prishtinës janë arrestuar dy zyrtarë të lartë të Qendrës për Punë Sociale në Prishtinë nën dyshimin se kanë keqpërdorur pozitën zyrtare, duke i punësuar 10 punëtor në mënyrë të paligjshme në këtë institucion.
“Gjykata Themelore në Prishtinë njofton opinionin publik se Departamenti për Krime të Rënda...ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e dy personave, V.M. dhe V.M., nën dyshimin se të njëjtit në cilësinë e zyrtarëve të lartë të QPS-së në Prishtinë kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, sipas nenin 414 të KPRK-së, ngase të njëjtit dyshohen se gjatë ushtrimit të detyrave të tyre zyrtare, në mënyrë të kundërligjshme, kanë punësuar rreth 10 persona në këtë institucion”, thuhet në njoftim.
Po ashtu, sipas prokurorisë, të dyshuarit, në mënyrë të kundërligjshme e kanë caktuar si menaxher për trajtimin e një rasti të dhunës seksuale, njërën nga të punësuarat “përkundër faktit se e angazhuara nuk i kishte plotësuar kushtet ligjore për të trajtuar një rast të tillë dhe të ndjeshëm”.
Prokuroria në koordinim të plotë me policinë thuhet se është duke vazhduar me ndërmarrjen e veprimeve të mëtejshme hetimore lidhur me këtë çështje penale.























