Vdes një person në Vushtrri, u godit nga vetura
BKT
Foto ilustrative nga arkivi/ RTKlive
Kronika

Vdes një person në Vushtrri, u godit nga vetura

A.B/RTKlive

Ka vdekur në një aksident trafiku një person në Vushtrri. Sipas policisë, në momentin kritik, viktima kishte zbritur nga kamioni me të cilin po udhëtonte për të rregulluar një ngarkesë në rimorkio.

"Një person ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi është goditur nga një veturë në lëvizje. Aksidenti ka ndodhur kur viktima kishte zbritur nga kamioni me të cilin po udhëtonte për të rregulluar një ngarkesë në rimorkio. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa më 09.09.2023 i njëjti ka ndërruar jetë në QKUK. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje", thuhet në raportin e Policisë.


MË SHUME NGA Kronika