Dy grabitje të armatosura në Podujevë
BKT
Kronika

Dy grabitje të armatosura në Podujevë

RTKlive

Policia e Kosovës ka njoftuar se në një market në Lluzhan të Podujevë ka ndodhur një grabitje me armë, ku persona të panjohur kanë vjedhur cigare dhe alkool, derisa një punonjësi të sigurimit ia kanë drejtuar armën.

Policia e Kosovës ka theksuar se të dyshuarit kanë qenë të maskuar, e në dyqan janë futur nga pjesa e pasme. Për shkak të shqetësimeve, viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa të dyshuarit u tha se janë larguar në drejtim të panjohur.

 “Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkaq, edhe në Shakovicë të Podujevës ka ndodhur një grabitje e armatosur, ku tre persona dyshohet të kenë grabitur para në një pompë derivatesh.

“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se përderisa ishte në vendin e punës në një pikë derivatesh, së bashku me tre dëshmitarët tjerë meshkuj kosovar, aty kishin hyrë tre të dyshuar deri me tani të pa njohur, të maskuar, dy prej tyre të armatosur dhe nën kanosjen e armëve kanë grabitur para, e me pas me një veturë kanë ikur nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur”.

“Njësitë relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”.


MË SHUME NGA Kronika