Podujevë, një i vrarë e një i plagosur nga të shtënat me armë
BKT
Kronika

Podujevë, një i vrarë e një i plagosur nga të shtënat me armë

RTKLive

Një person është vrarë dhe një tjetër është plagosur të hënën në Podujevë, njofton Policia e Kosovë. Sipas njoftimit, ngjarja tragjike ka ndodhur sot rreth orës 12:30 në rrugën "Zahir Pajaziti" në këtët qytet.

“Pas njoftimit për të shtëna me armë, policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para  të marra  nga mjekët emergjent, është konfirmuar se një  person  është pa shenja jete ndërkaq një tjetër ka mbetur i plagosur”, thuhet në njoftim.

Policia po merret me ekzaminimin e vendit të ngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore, me qëllim të zbardhjes së rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin e të dyshuarve.


MË SHUME NGA Kronika