10:09 / 12.09.2023
Digjen 27 traversa të hekurudhës në Rahovec
M.P. / RTKlive
Policia e Kosovës ka njoftuar për djegien e 27 traversave apo drunjve mbajtës të hekurudhës në rajonin e Rahovecit.
Rastin e ka raportuar ankuesi mashkull kosovar me inicialet N.N.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se janë dëmtuar/djegur rreth 27 traversa (drunjë mbajtës të hekurudhës). Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën procedurë hetimore”, thuhet në njoftimin e Policisë.























