31 aktakuza të ngritura gjatë 24 orëve
V.Th. RTKlive
Prokurori i Shtetit njofton, se gjatë 24 orëve të fundit, nga prokuroritë Themelore janë ngritur 31 aktakuza kundër 34 personave, për vepra të ndryshme penale.
Ndërsa, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar dhjetë persona, si dhe pranë gjykatave kompetente janë parashtruar dhjetë kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj dhjetë personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar pesë persona, ka paraqitur pesë kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj pesë personave, si dhe ka ngritur 12 aktakuza kundër 14 personave, për vepra të ndryshme penale.
Kurse Prokuroria Themelore në Prizren, pranë gjykatës kompetente ka parashtruar një kërkesë për caktim të paraburgimit ndaj një personi. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur shtatë aktakuza kundër tetë personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dy persona të dyshuar dhe ka paraqitur një kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit ndaj një personi dhe ka ngritur një aktakuzë kundër një personi.
E Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një person, në kohëzgjatje prej 48 orëve, ka paraqitur tri kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër tre personave dhe ka ngritur katër aktakuza kundër katër personave.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një person në kohëzgjatje prej 48 orësh për kryerjen e veprës penale.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur dy aktakuza kundër dy personave, për vepra të ndryshme penale.
Dhe Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një person të dyshuar dhe ka ngritur pesë aktakuza kundër pesë personave, për vepra të ndryshme penale.























