Arrestohen tre serbë në Leposaviq, hynë ilegalisht në Kosovë
BKT
Kronika

Arrestohen tre serbë në Leposaviq, hynë ilegalisht në Kosovë

V.Th. RTKlive

Policia e Kosovës njofton se janë arrestuar tre serbë, shtetas të Kosovës janë arrestuar mbrëmë në fshatin Bistricë të Leposaviqit, pasi në mënyrë ilegale kanë hyrë nga Serbia për në Kosovë.

Sipas policisë, tre personat janë arrestuar nën dyshimin se me veturë kanë kryer veprën e cekur, duke kaluar kundërligjshëm në territorin e Republikës së Kosovës.

Me urdhër të prokurorit, të dyshuarve u janë sekuestruar veturat dhe telefonat, ndërsa pas intervistimit janë dërguar në mbajtje, thuhet në njoftim.


MË SHUME NGA Kronika