I dyshuari për vrasje në Kaçanik, ekstradohet nga Gjermania në Kosovë
BKT
Kronika

I dyshuari për vrasje në Kaçanik, ekstradohet nga Gjermania në Kosovë

M.Sh/RTKlive

Një qytetarë i moshës 38 vjeç është ekstraduar nga Gjermania në Kosovë, nën dyshimin si ishte përfshirë në një vrasje të rëndë në vendin e quajtur “Fusha e Pajtimit” në aksin rrugor Ferizaj-Kaçanik.

Sipas njoftimit, Policia Rajonale e Ferizajt me datën 10.05.2022, në ora 14:00 kishte pranuar një informacion se në rrugën magjistrale Ferizaj-Kaçanik, përball Varrezave të Dëshmorëve në Kaçanik, tek vendi i quajtur ‘’Fusha Pajtimit’’ ishte një rast i vrasjes së rëndë.

Menjëherë pas kësaj, policia kishte nisur hetimet për rastin e vrasjes së rëndë, ku nga të shtënat me armë zjarri në vendin e ngjarjes kishte ndërruar jetë personi H.B i moshës 31 vjeçar , ndërsa plagë të rënda trupore kishte pësuar personi tjetër K.B i moshës 34 vjeçar, i cili ishte dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë.

“Sektori Rajonal i Hetimeve pas punëve intensive hetimore, grumbullimit të informacioneve në terren, kishte identifikuar dhe ishte vënë në ndjekje të personave të dyshuar: H.Q i moshës 38 vjeçar dhe L. T i moshës  22 vjeç”, thuhet në njoftim.

Në lidhje me këtë policia rajonale e Ferizajt në bazë të autorizimit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, për publikimin e fotografive të personave në kërkim, kishte kërkuar bashkëpunim me qytetarë rreth informacioneve për vendndodhjen e dy të dyshuarve, e në anën tjetër Gjykata Themelore e Ferizajt kishte lëshuar letër-rreshtim ndërkombëtar.

“Me kërkesë të autoriteteve vendore, sot, datë 16.09.2023, autoritetet e shtetit të Gjermanisë kanë ekstraduar në aeroportin e Prishtinës të dyshuarin L.T i moshës 38 vjeçar, i cili ditë më parë është arrestuar në Gjermani. Policia Rajonale e Ferizajt të dyshuarin e ka dërguar në Gjykatën Themelore në Ferizaj dhe ndaj tij nga gjykata është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditëve, ndërsa në kërkim policor mbetet i dyshuari tjetër H.Q”, thuhet në njoftimin e policisë.


MË SHUME NGA Kronika