13:43 / 17.09.2023
Rama: Termokos ka zgjeruar rrjetin në tetë lagje
V.Th. RTKlive
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se Termokosi ka zgjeruar dhe rehabilituar rrjetin e tetë lagjeve të kryeqytetit duke kyçur 40.000 qytetarë në 8900 njësi të reja banimi.
Rama ka thënë se kyçjet e reja do të kontribuojnë në kursim të energjisë dhe ruajtjes së ambientit në mënyrë që të kemi një Prishtinë sa më të gjelbër.
“Gjatë këtyre muajve kemi kyçur 40,000 qytetarë në 8,900 njësi të reja banimi. Kemi zgjeruar, rehabilituar dhe densifikuar rrjetin në 8 lagje të Kryeqytetit. Mati 1, Arbëri, Dodona, Ulpianë, Qendër, Dardani, Bregu i Diellit, Qafa”, ka njoftuar Rama përmes një postimi në Facebook.























