Arrestohen tre persona për bartje të drunjve në mënyrë ilegale
BKT
Kronika

Arrestohen tre persona për bartje të drunjve në mënyrë ilegale

M.P. / RTKlive

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të përfshirë në bartjen e drunjve me dokumentacion të falsifikuar. Ata kishin transportuar dru me dy kamionë të cilat janë sekuestruar nga njësitet relevante.

“Për shkak të dyshimeve për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’, prokurori kujdestar ka urdhëruar që nga pylltari përgjegjës, përkohësisht të sekuestrohen dy kamionët me masë drusore, ndërsa nga shitësi i tyre të sekuestrohen vendimet e lejes për prerje të druve, deri në verifikimin e gjendjes faktike”, ka njoftuar policia.

Rasti është identifikuar nga dega në Gjilan e Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit dhe njësitet policore në Muqivërcë.

“NJHRKEK-Gjilan ka kryer veprime hetimore/operative, dhe kanë arritur të sigurojnë dëshmi se i dyshuari RR.G., m/k (1967) me qëllim që vetes ti sjellë përfitime pasurore është përfshirë në veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” duke lëshuar dokumente fiktive (fletëpërcjellje) dhe duke ua mundësuar të dyshuarve A.SH. m/k (1969) dhe H.SH., m/k (1963) bartjen e drunjëve me dokumentacion jo të rregullt, ku ndaj këtyre të fundit është iniciuar rasti ‘’Vjedhja e Pyllit”, thuhet në njoftimin e policisë.


MË SHUME NGA Kronika