Policia sot organizon aktivitetin e shkatërrimit të armëve
M.P. / RTKlive
Policia e Kosovës sot do të organizojë aktivitetin e shkatërrimit të armëve. Kjo pasi me vendim të gjykatës është lejuar shkatërrimi i armëve të llojeve të ndryshme, të cilat janë konfiskuar në raste të ndryshme penale dhe për të cilat kanë përfunduar të gjitha procedurat gjyqësore.
“Në baza vjetore, Policia e Republikës së Kosovës konfiskon mesatarisht rreth 1,500 armë të llojeve të ndryshme, municion të kalibrave të ndryshëm si dhe mjete të ndryshme plasëse, duke përfshirë edhe eksplozivët artizanalë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ky aktivitet do të mbahet si strategji shtetërore dhe rajonale (Udhërrëfyesi rajonal për kontroll të AVL-ve) që kanë të bëjnë me kontrollin e armëve të vogla dhe të lehta, municionit dhe eksplozivëve.























