09:32 / 20.09.2023
Arrestohet zyrtari i ATK-së për keqpëdorim të pozitës zyrtare
M.P. / RTKlive
Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e zyrtarit të ATK-së me inicialet N.N.
Arsyeja e arrestimit ndërlidhet me veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, teksa rasti ka ndodhur dje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar zyrtar i ATK-së, pasi që dyshohet që ka keqpërdorur pozitën e tij zyrtar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.























