Aksident trafiku në Veternik, një i lënduar
BKT
Kosovë

Aksident trafiku në Veternik, një i lënduar

A. B. / RTKlive

Sot rreth orës 10:00 ka ndodhur një aksident trafiku në lagjen Veternik në Prishtinë, ku si pasojë një person është lënduar.

Lajmin për RTKlive e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy vetura, një kamion dhe një autobus. Si pasojë e aksidentit lëndime  trupore ka pësuar një person. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.

Ky aksident ka bërë që në rrugën magjistrale Prishtinë-Lipjan të shkaktohen kolona të gjata.


MË SHUME NGA Kosovë