Policia në Pejë me planin ‘Motoçikletat 2023’ shqipton gjoba
BKT
Kronika

Policia në Pejë me planin ‘Motoçikletat 2023’ shqipton gjoba

M.P. / RTKlive

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejё po vazhdon implementimin e planit të veprimit “ Motoçikletat 2023”.

Në kuadër të operacioneve të Policisë, janë shqiptuar 51 fletgjoba pёr kundёrvajtёsit dhe janë sekuestruar 22 motoçikleta.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, apelon tek tё gjithё ngasësit e motoçikletave qё fillimisht t'i regjistrojnё dhe t'i bartin pajisjet e nevojshme pёr ngasje sepse siguria ёshtё mbi tё gjitha”, thuhet në njoftimin e Policisë.


MË SHUME NGA Kronika