Ngjarjet e datës 26 Shtator
RTKlive
Ngjarjet e datës 26 Shtator 2023.
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti merr pjesë në konferencën ndërkombëtare për cilësinë në arsimin e lartë (AKA).(Ora, 09:00)
Vazhdon sot gjykimi kundër Thaçit dhe të tjerëve. Seanca nis në ora 09:00 në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.
Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale e shqyrton draft-planin e punës së Komisionit, për sesionin vjeshtor 2023. (Kuvendi i Kosovës, ora 09:00)
Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP), me rastin e shënimit të 28 shtatorit – Ditës Ndërkombëtare për Qasje Universale në Informacion, në bashkpunim me OSBE-në në Prishtinë organizon konferencë me moto: “Bashkë ta Forcojmë Transparencën”. (Ora, 10:30)
Nënshkruhet memorandum bashkëpunimi për Lokalitetin Arkeologjik të Dresnikut, ndërmjet Ministrisë së Kulturës dhe Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Kosovë. Në fillim të ngjarjes Ministri Hajrulla Çeku dhe ambasadori Jeffrey Hovenier do të mbajnë fjalime. (Kabineti i ministrit, ora 11:00)
Në kuadër të Ditës Evropiane të Gjuhëve, Zyra e Komisionerit për gjuhët në bashkëpunim me Institucionin e Avokatit të Popullit dhe me mbështetjen e Ambasadës së Britanisë së Madhe në Kosovë, Ambasadës së Zvicrës në Kosovë dhe Organizatës Ndërkombëtare për Migracion – IOM mban aktivitetin për shënimin e kësaj dite në disa komuna.
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci raporton në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes. (Kuvendi i Kosovës, N303, ora 11:00)
Me moton “Stop diskriminimit të qytetarëve, solidarizim me familjen e Heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku i vrarë në veri”, organizohet takim motivues për organizimin e një Marshi Paqësor. (Sheshi “Ibrahim Rugova”, ora 11.00).
Punëtorët teknik të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë protestojnë në shenjë pakënaqësie me trajtimin e këtyre punëtorëve lidhur me pagat dhe kushtet tjera. (QKMF, Prishtinë, ora 10:00-11:00).
Promovohet libri “Fatos Krasniqi – kur binin trimat”, të autorit Fitim Çaushi, kushtuar dëshmorit të UÇK-së, heroit të kombit, Fatos Krasniqi. Pjesëmarrës do të jetë edhe komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari. (Instituti Albanologjik i Kosovës, Prishtinë, ora 11:00).
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci raporton në Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim. (Kuvendi i Kosovës, ora 13:00)
Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal e shqyrton draft-planin e punës së Komisionit, për sesionin vjeshtor 2023. (Kuvendi i Kosovës, ora 13:00)























