Vodhi në së paku 5 raste, arrestohet i dyshuari në Prishtinë
BKT
Kronika

Vodhi në së paku 5 raste, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

M.P. / RTKlive

Është arrestuar i dyshuari për vjedhje të rënda në së paku 5 raste, ka njoftuar Policia e Kosovës.

I dyshuari G.K. është arrestuar mbrëmë nga njësite policore të stacionit veriu në Prishtinë.

“Rastet kanë ndodhë gjatë muajit shtator 2023, në intervale të ndryshme kohore, kryesisht në zonën e stacionit policor Veriu në Prishtinë”, ka njoftuar Policia.

Personi i dyshuar me vendim prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje dhe ndaj tij është iniciuar procedurë për së paku 5 raste të vjedhjeve të rënda.


MË SHUME NGA Kronika