57 aktakuza të ngritura gjatë 24 orëve
V.Th. RTKlive
Prokurori i Shtetit njofton se, gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 57 aktakuza kundër 64 personave, për vepra të ndryshme penale.
Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar dhjetë persona dhe janë paraqitur pesë kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj pesë personave, si dhe një kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj një personi.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur 39 aktakuza kundër 45 personave për vepra të ndryshme penale, kurse Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur katër aktakuza kundër katër personave.
E Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur nëntë aktakuza kundër nëntë personave për vepra penale të ndryshme.
Ndërsa, Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur pesë aktakuza kundër gjashtë personave, për vepra të ndryshme penale























