77 aktakuza të ngritura gjatë 24 orëve
BKT
Foto: RTKlive
Kronika

77 aktakuza të ngritura gjatë 24 orëve

V.Th. RTKlive

Prokurori i Shtetit njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 77 aktakuza kundër 84 personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, për 48 orë janë ndaluar 12 persona, si dhe janë bërë dy kërkesa për caktimin e paraburgimit për dy persona, të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ngritur 23 aktakuza kundër 26 personave për vepra të ndryshme penale, kurse Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur 21 aktakuza kundër 25 personave, për vepra të ndryshme penale.

Ndërsa, Prokuroria Themelore në Pejë, ka ngritur gjashtë aktakuza, kundër gjashtë personave, Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur pesë aktakuza kundër pesë personave.

E Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur katër aktakuza kundër katër personave, për vepra të ndryshme penale.

Ndryshe  nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë datës së lartcekur, ka ngritur 18 aktakuza kundër 18 personave për vepra penale të ndryshme.


MË SHUME NGA Kronika