Përfshihet nga zjarri një banesë në Fushë Kosovë
BKT
Kronika

Përfshihet nga zjarri një banesë në Fushë Kosovë

N.M. /RTKlive

Sot rreth orës 12:00, është përfshirë nga zjarri një objekt në rrugën Hajrullah Zymi në Fushë Kosovë.

Lajmin për RTKlive e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 12:00, është raportuar se  një objekt (banesë) në rrugën Hajrullah Zymi në Fushë Kosovë, është përfshirë nga zjarri. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit. Nuk raportohet për persona të lënduar, mirëpo si pasojë e problemeve me frymëmarrje (nga tymi) tretman mjekësor kanë pranuar 4 persona (dy nga ta zyrtarë policor)”, tha Ahmeti.

Bëhet e ditur se zjarri është lokalizuar dhe  policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.


MË SHUME NGA Kronika