15:10 / 29.09.2023
Bartin ilegalisht drunj, konfiskohen dy kamionë në Shtime
M.P / RTKlive
Policia në Shtime ka identifikuar dy mjete të tipit kamion që po transportonin drunjë në mënyrë ilegale.
“Policia e stacionit në Shtime, veç aktiviteteve rutinë dhe atyre të planifikuara, bazuar në planin aktiv "Mbrojta e Pyjeve", pas disa informacioneve që ka siguruar, me datët 29.09.2023 rreth orës 11:20 në rrugën ‘Tahir Sinani’ në Shtime së bashku me zyrtarët e Agjencionit të Pyjeve ka ndaluar dy mjete ( kamion) që po transportonin dhe shisnin drunjë ilegalisht”, njofton Policia.
Drunjtë janë konfiskuar ndërkaq Zyrtarët e Agjencionit të Pyjeve kanë shqiptuar fletëparaqitje ndaj dy të dyshuarve.
Ky aksion është ndërmarrë në kuadër të planit operativ “Mbrojtja e Pyjeve".























