Aksident tafiku, vdes një person
BKT
Foto arkiv/ RTKlive
Kronika

Aksident tafiku, vdes një person

SH.Ç/RTKlive

Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti në rrugën Prishtinë – Ferizaj. Lajmin për RTK e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete, një kamion dhe një veturë.

“Sot rreth orës 13:15 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë - Ferizaj, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira, dy automjete (një kamion dhe një veturë), të cilat kanë qenë në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime  trupore kanë pësuar një person e cila nuk ka arritë të përballojnë plagët dhe e njëjta ka ndërruar jetë . Vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor”, ka thënë zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.


MË SHUME NGA Kronika