Burgim i përjetshëm për të akuzuarin që vrau babë e bir
BKT
Kronika

Burgim i përjetshëm për të akuzuarin që vrau babë e bir

E. Hoti / RTKlive

 Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykimin në çështjen penale kundër të akuzuarve XH.B dhe A.B për veprën penale vrasje e rëndë në bashkëkryerje, ndërsa XH.B edhe për veprën penale; Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve.

Sipas njoftimit nga gjykata, i akuzuari XH.B është shpallur fajtor dhe është dënuar me burgim të përjetshëm për veprat penale; Vrasje e rëndë në bashkëkryerje dhe Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve.

Gjykata ka njoftuar se të dënuarit XH.B i vazhdohet masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e këtij aktgjykimi.

Ndërsa për të akuzuarin A.B, gjykata ka marr aktgjykim lirues, pasi që nuk është provuar se i njëjti ka kryer veprën penale për të cilën është akuzuar, andaj të akuzuarit me aktvendim të veçantë i ndërpritet masa e paraburgimit dhe i njëjti lihet në liri.

“Pala e dëmtuar udhëzohet në kontest të rregullt juridiko civil, për realizimin e kërkesës pasurore juridike Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë”, thuhet në njoftim.


MË SHUME NGA Kronika