Digjen një shtëpi dhe një punëtori në Komoran
BKT
Kronika

Digjen një shtëpi dhe një punëtori në Komoran

E. Hoti / RTKlive

Dy objekte, një shtëpi e një punëtori janë përfshirë nga zjarri sonte në Komoran.

Zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti, konfirmoi për RTKlive se përveç dëmeve materiale nuk ka persona të lënduar.

“Sot rreth orës 20:30, është raportuar se në Komoran, dy objekte (një punëtori dhe një shtëpi) janë përfshirë nga zjarri. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë ftuar edhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për persona të lënduar”, ka thënë Ahmeti.


MË SHUME NGA Kronika