Përfshin fëmijët në video pornografike, arrestohet i dyshuari në Ferizaj
BKT
Kronika

Përfshin fëmijët në video pornografike, arrestohet i dyshuari në Ferizaj

M.P. / RTKlive

Policia e Kosovës dje gjatë ditës ka arrestuar të dyshuarin për përfshirje të fëmijëve në video me përmbajtje të abuzimit seksual, përkatësisht pornografi.

Arrestimi ka ndodhur në Ferizaj, teksa i dyshuari ka bërë shpërndarjen e këtyre videove në rrjete sociale.

“Nga i dyshuari është sekuestruar një telefon celular me të cilin dyshohet se është kryer vepra. Me vendim të prokurorit, i njëjti pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës.


MË SHUME NGA Kronika