Konfiskohen sasi e armatimit, 30 vetura, dhe pasuri të paluajtshme
BKT
Kronika

Konfiskohen sasi e armatimit, 30 vetura, dhe pasuri të paluajtshme

SH.Ç/RTKlive

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim Isufaj, ka mbajtur takimin e radhës me ekipin e përbashkët për përzgjedhjen dhe shenjëstrimin e krimeve të rënda, ku kanë shenjëstruar një rast të ri.

Prokuroria Speciale njofton se rasti është shenjëstruar për “Shpëlarja e parave”, si dhe vepra të tjera penale.

Gjithashtu, sipas njoftimit, janë sekuestruar dhe konfiskuar sasi e madhe e armatimit të llojit të ndryshëm, rreth 30 vetura, si dhe pasuri të paluajtshme rreth njëzet milion euro. Në ketë rast për momentin janë të ndaluar tre persona dhe të njëjtit sipas vendimit të gjykatës janë nën masën e paraburgimit.


MË SHUME NGA Kronika