09:37 / 20.10.2023
Vrasje në tentativë në Graçanicë
E. Hoti / RTKlive
Policia e Kosovës ka bërë të ditur për një vrasje në tentativë që ka ndodhur në orët e hershme të së enjtes në Graçanicë.
“Katër viktima meshkuj kanë raportuar se derisa ishin në veturë në lëvizje, persona të panjohur nga një veturë në lëvizje kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tyre dhe si pasojë është qëlluar vetura e tyre por pa lëndime në njerëz”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.
Tutje u bë e ditur se është njoftuar prokurori, ndërsa rasti shkon në procedurë hetimore.























