I gjendet një thikë, arrestohet nxënësi i shkollës së mesme në Lipjan
BKT
Foto: Ilustrim
Kronika

I gjendet një thikë, arrestohet nxënësi i shkollës së mesme në Lipjan

E. Hoti / RTKlive

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një nxënës të shkollës së mesme në Lipjan, për arsye se personeli i shkollës i ka gjetur një thikë.

Sipas Policisë rasti po hetohet si armëmbajtje pa leje, teksa i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Thika është sekuestruar nga njësia policore, ndërsa i dyshuari pas intervistimit në prani të punëtorit për punë sociale me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.


MË SHUME NGA Kronika