Tre persona raportohen të zhdukur brenda 24 orëve
BKT
Kronika

Tre persona raportohen të zhdukur brenda 24 orëve

E. Hoti / RTKlive

 Policia e Kosovës në raportin e saj 24-orësh ka njoftuar se janë raportuar tri raste të personave  të zhdukur.

Të zhdukurit raportohen ndaras në Pejë, Gjakovë e Leposaviq.

Rasti i parë ka ndodhur në Pejë, ku një grua e ka raportuar të zhdukur motrën e saj. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.

Ndërsa në Gjakovë, një burrë e ka raportuar të zhdukur djalin e tij, i cili është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti është duke u hetuar.

Një rast tjetër për zhdukjen e vajzës së saj e ka raportuar një grua në Leposaviq. Policia ka thënë se të gjitha rastet po hetohen.


MË SHUME NGA Kronika