Shoferi i dehur gjobitet me 200 euro dhe i merret leja për 6 muaj
BKT
Foto: Arkiv / RTKlive
Kronika

Shoferi i dehur gjobitet me 200 euro dhe i merret leja për 6 muaj

V.Th. RTKlive

Policia në Ferizaj njofton se ka dënuar me gjobë prej 200 eurosh, 6 muaj masë mbrojtëse, heqje e patentë shoferit një 48 vjeçar i cili po e drejtonte veturën nën ndikimin e alkoolit.

Sipas njoftimit shoferi u ndal nga policia në rrugën ‘’Vëllezërit Gërvalla’’ në Ferizaj.

Policia në këtë qytet apelon tek shoferët e automjeteve që mos t’i drejtojnë automjetet e tyre nën ndikimin e alkoolit.

“Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë”, thuhet në njoftim.


MË SHUME NGA Kronika