22:14 / 06.11.2023
Rama premton investime në Pallatin e Rinisë
M.P. / RTKlive
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, nëpërmjet një shkrimi në Facebook ka thënë se Pallatit të Rinisë po i kthehet gjallëria.
Ai ka njoftuar se ka vizituar këtë pallat për të parë mundësitë e ndërhyrjeve në rinovimin e tij.
“Edhe sot vizituam çdo cep të ikonës së Prishtinës, për të mësuar detaje për objektin dhe vendet ku mund të ndërhymë menjëherë me investime”, ka shkruar i pari i kryeqytetit.























