15:04 / 09.11.2023
Pas dy vitesh, rinisin gërmimet për mbetje mortore në Sienicë të Serbisë
M.P. / RTKlive
Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka njoftuar se kanë rifilluar gërmimet për mbetje mortore në Sienicë të Serbisë.
Në vendin e quajtur Shtavalj, gërmimet për herë të fundit ishin realizuar në maj të vitit 2021, për t’u rikthyer duke filluar nga dita e djeshme.
“Lokacioni Shtavalj, është vetëm njëri nga lokacionet e shumta që Kosova prezantuar si varreza të mundshme masive në Serbi, dhe që në vazhdimësi ka bërë kërkesë për të marrë informacione kredibile dhe për të vazhduar me gërmimet”, njofton Komisioni.
Tutje sipas njoftimit, të pranishëm janë ekipet nga KQPZH dhe IML.























