Dogana parandalon futjen ilegale të 65 mijë eurove në Kosovë
BKT
Kronika

Dogana parandalon futjen ilegale të 65 mijë eurove në Kosovë

M.P. / RTKlive

Njësia K9 e Doganës së Kosovës ka arritur të parandalojë futjen ilegale të 65.000 mijë eurove në Kosovë.

Vetura në të cilën janë identifikuar dhe konfiskuar paratë ka qenë me targa të Shqipërisë.

“Gjatë kontrollit të veturës, nga njësia K9 në pjesën e bagazhit, në vendin e destinuar për pajisje e ndihmës së parë, është zbuluar një pliko e verdhë e fshehur, e cila përmbante mjete monetare në shumë totale prej 65,000 euro”, thuhet në njoftimin e Doganës.

Sipas njoftimit, 25% e shumës totale është konfiskuar, e cila është në vlerë vlerë prej 16,250 euro. Pjesa e mbetur, 48,750 euro, deponohet deri në përfundim e procedurave të mëtejme.


MË SHUME NGA Kronika