09:34 / 15.11.2023
Nën kërcënimin e armës grabiten 500 euro në një pompë të derivatesh
E. Hoti / RTKlive
Dy të dyshuar të panjohur nën kërcënimin e armës kanë grabitur 500 euro në një pompë të derivateve fshatin Banullë të Lipjanit dhe janë larguar në drejtim të panjohur.
Policia ka thënë se ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 02:26.
Sipas Policisë raportimin për rastin e kanë bërë dy viktimat, punëtorë në pompën e derivateve, të cilët kanë thënë se të dyshuarit pas grabitjes janë larguar në drejtim të panjohur.
Tutje në njoftim u tha se në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet përkatëse policore, ndërsa nuk raportohet për të lënduar.























