23:34 / 17.11.2023
Një i vdekur dhe pesë të lënduar në aksident në rrugën Kaçanik-Ferizaj
E. Hoti / RTKlive
Një person ka vdekur dhe pesë të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën Kaçanik-Ferizaj.
Lajmin për RTKlive e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Qazim Reka.
Reka ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 21:10 dhe në të janë përfshirë tri vetura.
“Aksidenti ka ndodhur rreth orës 21:10. Në aksident janë përfshirë tri vetura, ndërsa si pasojë janë lënduar gjashtë persona njëri prej të cilëve ka ndërruar jetë”, ka thënë Reka.























