60 aktakuza të ngritura gjatë 24 orëve
V.Th. RTKlive
Prokurori i Shtetit, njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 60 aktakuza kundër 61 personave, për vepra të ndryshme penale.
Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar për 48 orë 11 persona, si dhe janë bërë gjashtë kërkesa për caktim të paraburgimit të gjashtë personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ngritur 21 aktakuza kundër 22 personave për vepra të ndryshme penale. Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur dhjetë aktakuza kundër dhjetë personave, për vepra të ndryshme penale.
Edhe Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur dhjetë aktakuza kundër dhjetë personave, për vepra të ndryshme penale.
Kurse Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur një aktakuzë kundër një personi.
Ndërsa Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur 18 aktakuza kundër 18 personave.























