Grabitje në Suharekë, plagoset një polic
BKT
Kronika

Grabitje në Suharekë, plagoset një polic

M.P. / RTKlive

Një pjesëtar i Policisë së Kosovës është plagosur nga persona të armatosur të cilët kanë kryer një grabitje në një dyqan të argjendarisë në komunën e Suharekës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, ka bërë të ditur se zyrtari policor fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetë.

“Policia rreth orës 15:45 minuta ka pranuar informatën se në qendrën zejtare në komunën e Suharekës ka ndodhur një grabitje. Sapo policia ka mbërritur në vendngjarje të dyshuarit kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të policisë, ku një zyrtar policor është plagosur. I njëjti është duke marrë trajtim mjekësor dhe për momentin është jashtë rrezikut për jetë”, ka theksuar Vesel Gashi për RTKlive.

Sipas tij rasti mbetet nën hetime, derisa dyshohet se në grabitje janë të përfshirë katër persona të cilët për momentin kanë arritur që të largohen nga vendi i ngjarjes.

 


MË SHUME NGA Kronika