Arrestohet i dyshuari për mashtrim në shitjen e kriptovalutave
BKT
Foto ilustrim
Kronika

Arrestohet i dyshuari për mashtrim në shitjen e kriptovalutave

E. Hoti / RTKlive

Policia e Kosovës ka arrestuar për mashtrim një person në Fushë Kosovë.

Ai dyshohet se në bashkëveprim me disa persona tjerë të enjten e kanë vënë në lajthitje një person me shitje të kripto-valutave, duke paguar një shumë mbi 15.720 euro.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se rasti ka ndodhur më datë 14.10.2023 rreth orës 17:20, në Fushë Kosovë.

“Më 24.11.2023 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti në bashkëveprim me disa persona tjerë, më 23.11.2023, ankuesin mashkull kosovar duke e vënë në lajthitje përmes mashtrimit dhe duke i prezantuar fakte të rreme bëjnë shitje të krip-volutave me ç’rast ankuesi përmes llogarisë i ka paguar një shumë parash prej 15.720€”, njofton PK.

Policia ka njoftuar se i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rasti është iniciuar si mashtrim.

 


MË SHUME NGA Kronika