Në parkun e qytetit në Prizren, gjendet trupi i pajetë i një foshnje
BKT
Kronika

Në parkun e qytetit në Prizren, gjendet trupi i pajetë i një foshnje

Myrvete Axhami/RTK

Policia rajonale në Prizren ka pranuar një informatë se në afërsi të Parkut të Qytetit, nga një dëshmitar okular është zbuluar një trup i pajetë. Reagimi policor ka qenë i menjëhershëm, ndërsa njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë vërtetuar se bëhet fjalë për një foshnjë.

“Është njoftuar Prokurori i Shtetit dhe me urdhër të tij trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Po ashtu në vendin e ngjarjes ka dalë edhe ekipi i Emergjencës ku mjeku ka konstatuar vdekjen e foshnjës”, ka deklaruar për RTKlive, zëdhënësi i policisë Vesel Gashi.

Me këtë rast, sipas tij, po merren hetimet rajonale dhe po trajtohet si “Vrasje e foshnjës së porsalindur”. Gashi tha se në konsultim me Prokurorin e Shtetit do të fillojnë hetimet për këtë rast.


MË SHUME NGA Kronika